Real Madrid ka marrë vendim të prerë në lidhje me Kylian Mbappe

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka marrë vendim të prerë në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe.

“Cadena SER” shkruan se klubi spanjoll ka hequr përfundimisht dorë nga transferimi i francezit në fund të këtij edicioni.

Mësohet se Reali nuk ka pranuar kërkesat e Mbappes, i cili në verën tjetër do të mbetet lojtar i lirë.

Mësohet se Mbappe ka kërkuar pagë të lartë dhe bonuse, që kanë bërë Realin t’i ndërpresë negociatat me përfaqësuesin e Francës.

Mbappe është pjesë e Paris Saint-Germainit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Pas tërheqjes së Realit nga transferimi i Mbappes, në garë për shërbimet e tij, ka mbetur skuadra e Liverpoolit.

Mbappe ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje këtë edicion.