Konflikti në Gaza, Erdogan: Perëndimi i dobët për të kritikuar Izraelin
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan ka qenë i ashpër në raport me qëndrimin e shteteve perëndimore për situatën në Rripin e Gazës.
Lideri turk tha se ata po heshtin kur bëhet fjalë për sulmet e Izraelit ndaj civilëve në Gaza, të cilat kanë arritur në nivelin e “gjenocidit”.
“Vendet perëndimore, të cilat vazhdimisht flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe demokracinë, po i shikojnë këto masakra të Izraelit nga larg. Ata janë shumë të dobët për të bërë thirrje për armëpushim, e lëre më për të kritikuar vrasësit e fëmijëve", tha Erdogan.