Vasili: Gjykata Kushtetuese u rrëzua, u rrëmbye nga ky Parlament horrash

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Parlamenti është marrë peng nga mazhoranca. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, ai tha se Gjykata kushtetues e rrezua dhe se u rrëmbye nga ky ‘Parlament horrash’.

“Me 75 kartonë  hodh poshtë vendimi i GJK për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve.

Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata kushtetues e rrezua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash”, tha ai.