Ledri flet për ndarjen me Sarën…ashtu siç di ai!

Ndarja e Ledrit dhe Sarës ka marrë vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit dhe më në fund e kemi një reagim.

Dhe ky reagim vjen nga Ledri, i cili ka folur ashtu siç di ai: Nëpërmjet këngës.

Ledri ka publikuar këngën e tij të fundit që mban titullin “Paranormal” dhe në një prej strofave flet për ndarjen. Reperi shprehet se disa e pyesin kur është dasma e të tjerë po presin ndarjen.

“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po ndana”, këndon Ledri duke folur kështu për herë të parë për ndarjen e shumë komentuar.