VIDEO/ Deputetët e opozitës bllokojnë sërish me karrige foltoren e Kuvendit
Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish me karrige foltoren e sallës së seancave plenare të Kuvendit.
Ata kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.
Kryetari demokrat, Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve.
Ai thotë se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare sepse është i përfshirë në afera.