Çfarë po paralajmëron e dashura e Bleros?

Identiteti i saj mbetet ende misterioz për publikun, ndonëse ajo vazhdon dhe përflitet në median rozë.

Bëhet fjalë për partneren e kënëgtarit, Blero e cila ka zgjuar kureshtjen me një postim të fundit.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një fotoje ku shihet përkrah Bleros.

“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

Mbetet të shihet nëse ajo ka përgatitur ndonjë surprizë për Bleron, i cili e ka përmendur vazhdimisht që nga fillimi i BBVK.