Champions League/ Mbyllen pjesët e para me këto rezultate

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është në avantazh 1-0 kundër Bragës, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Grupit C,

Golin e vetëm për “mbretërit” e shënoi Brahim Diaz në minutën e 27-të të përballjes.

Arsenali është gjithashtu në epërsi 1-0 pas fraksionit të parë të lojës kundër Sevillës, në stadiumin “Emirates” në Londër.

Trossard është autor i golit të vetëm për “Topçinjtë”.

Në takimet Bayern Munich – Galatasaray dhe Salzburg – Inter nuk ka ndryshim të rezultatit, pra 0-0.