‘Çështja u rihap pas dëshmisë së kallëzuesit të rremë’, Meta në SPAK: Eshtë thjesht një telenovelë

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ilir Meta ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15 për të marrë në pyetje për çështjen ÇEZ-DIA.

“Është një telenovelë që është gjykuar një dy herë, është rihapur për rastin konkret në nëntor 2019 nga një kallëzues i rreme që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar një herë për dhunë në familje”, tha kreu i PL-së për mediat para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.