Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin

Nga burimet, raportohet një aksident i trefishtë në aksin Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas.

Tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, pasi shërbimet e policisë janë duke shkuar në vendngjarje. Njoftohet se edhe ambulanca është në vendngjarje.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në rrugë.