Gjon’s Tears shpallet “Artisti më i mirë zviceran” në MTV EMA

Artisti shqiptar Gjon’s Tears, i cili ka mahnitur gjithë botën me zërin e tij është shpallur “Artisti më i mirë zviceran”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2023”. Ka qenë vetë artisti që e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Faleminderit. Jam shumë i lumtur që kam një komunitet të mrekullueshëm rreth meje. Unë jam “Artisti më i mirë zviceran”, shkruan Gjon’s Tears në Instagram.