Milani do fitoren e parë në grupin e ‘vdekjes’ së Championsit, formacionet zyrtare të sfidës me PSG-në

Derbi i kësaj mbrëmjeje në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet mes Milanit dhe Paris Saint-Germainit.

Kjo ndeshje do të luhet në “San Siro” në orën 21:00, teksa i takon xhiros së katërt në Grupin F, i cili vlerësohet si “i vdekjes”.

PSG-ja ka grumbulluar 6 pikë pas tri xhirove të para, duke regjistruar dy fitore e një humbje, ndërsa Milani ka vetëm dy pikë, duke regjistruar dy barazime e një humbje.

Për supersfidën italo-franceze janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.