Izraeli: Kemi rrethuar liderin e Hamasit në Gaza, ai është në bunker

Forcat izraelite kanë hyrë thellë në qytetin e Gazës, tha komandanti i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

"Për herë të parë në dekada, ushtria izraelite po lufton në zemër të qytetit të Gazës. Në zemër të terrorizmit."

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant konfirmoi se forcat e IDF janë në zemër të qytetit të Gazës dhe se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinëar, është i rrethuar në një bunker, por ministri nuk tha se ku ndodhet ai bunker.