Këto ishin disa nga njoftimet e bëra nga Mbreti Charles në ‘Fjalimin e Mbretit’, i cili mbahet nga monarku dhe në thelb është legjislacioni dhe synimet e planifikuara vjetore të qeverisë britanike. Vlen të theksohet se fjalimi është hartuar nga zyrtarë të qeverisë por mbajtur nga kreu i shtetit.

📷 King George V and Queen Mary leave Parliament in 1930. pic.twitter.com/8X2Zk2ogC5

— The Royal Family (@RoyalFamily) November 7, 2023

Ky ishte fjalimi i parë i Charles në Parlamentin Britanik si monarku i ri, edhe pse ai e kishte bërë përsëri vitin e kaluar, duke përfaqësuar nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth, e cila ishte e sëmurë në atë kohë.

Procesioni i Mbretit Charles niset nga Westminster Abbey për në pallatin Buckingham

Upon their return from Parliament, Their Majesties observe military personnel march past in the Quadrangle of Buckingham Palace. pic.twitter.com/J0gCpEndWW

— The Royal Family (@RoyalFamily) November 7, 2023

Mbreti Charles kishte veshur uniformën e një admirali të Flotës së Marinës Mbretërore, mbi të ashtuquajturën “Manteli i Shtetit” ndërsa mbante edhe kurorën e shtetit perandorak, e cila përfshin 2868 diamante mbi baza argjendi, 269 perla, 17 safirë dhe 11 smeraldë dhe peshon dy kilogramë e gjysmë. Monarku britanik kishte pranë vetes gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.

Their Majesties The King and Queen travel to the Palace of Westminster in the Diamond Jubilee State Coach, closely followed by The Princess Royal in the State Landau.#StateOpening pic.twitter.com/smM3KEQa5O

— The Royal Family (@RoyalFamily) November 7, 2023

Por çfarë thonë analistët?

Siç vërejnë analistët, nuk ishte vetëm një moment historik, pasi ishte hera e parë në 70 vjet që një monark tjetër përveç Elizabeth kishte mbajtur fjalimin e monarkut tradicional, por ishte gjithashtu një moment thellësisht emocional siç i referohej mbreti Charles “nënë e dashur”, duke folur për “trashëgiminë” e lënë pas nga Mbretëresha Elizabeth dhe “përkushtimin e saj ndaj shërbimit” të vendit.

Në total për mandatin e ardhshëm parlamentar, qeveria e Rishi Sunak ka planifikuar të sjellë 21 ligje në parlament për votim, por nuk është aspak e sigurt se do të jetë në kohë pasi për shumë analistë viti 2024 do të jetë një vit zgjedhor për Mbretërinë e Bashkuar.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/07/auto_F-V2dHxX0AAUQYK1699380795.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Fjalimi i parë i Mbretit Charles në Parlamentin Britanik, ja pse ishte një moment historik sipas analistëve

Mbreti Charles, në “Fjalimin e Mbretit”, fjalimi tradicional i mbajtur sot gjatë hapjes zyrtare të vitit të ri parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar, bëri njoftime të ndryshme si, zhvillimi ekonomik, uljen e inflacionit dhe borxhit publik, sigurinë energjetike në raport me emetimin zero të ndotësve deri në vitin 2050, forcimi i rolit të policisë duke i dhënë më shumë kompetenca, por edhe duke ashpërsuar dënimet për krimet e tmerrshme, reduktimi i listave të pritjes të pacientëve të Sistemit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në vend, rritja graduale e moshës së ligjshme të pirjes së duhanit, ristrukturimi i sistemit të përfitimeve sociale, duke adresuar sfidat por edhe duke “shfrytëzuar” perspektivat e Inteligjencës Artificiale, modernizimi i transportit me lidhje më të mira rrugore dhe hekurudhore kryesisht në rajonet e Anglisë veriore, që kanë të bëjnë me flukset migratore me kontroll më të rreptë kufitar, përpjekjet për të ulur tensionin në Lindjen e Mesme por edhe dhënien e ndihmës për Gazën, dhe vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën.