", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/07/auto_Screenshot_11699355987.jpg", "width": 900, "height": 562 } }

Kinë, 3 të vdekur nga shembja e një palestre

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti  i plagosur pas shembjes së një palestre në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore, sipas autoriteteve lokale.

Zyrtarët qeveritarë raportuan se shtatë persona ishin brenda palestrës Yuecheng Fitness në qytetin Jiamusi, në momentin e shembjes.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërsa kanë nisur hetimet e menjëhershme.