Përmbytjet në Rajonin e Toscanës, kapiteni i Fiorentinës merr lopatën për të pastruar baltën nga rruga

Jo vetëm tifozët vjollcë të “Curva Fiesole”, por edhe kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi, ka përveshur mëngët, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet në këtë rajon.

Kapiteni vjollcë është fotografuar në Campi Bisenzio pas disfatës së Fiores ndaj Juventusit, duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve të përmbytur në komunën toskane.

Biraghi shihet i veshur me çizme dhe doreza, duke marrë lopatën në duar për të hequr baltën.

Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe të gjithë e kanë vlerësuar aktin e tij.