Izraeli vijon sulmet në Gaza, më shumë se 200 të vrarë gjatë natës

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi sot se të paktën 200 njerëz u vranë gjatë natës nga bombardimet e forta izraelite të enklavës palestineze.

“Më shumë se 200 dëshmitarë të masakrave të natës”,- tha ministria në një deklaratë për mediat, duke sqaruar se ky numër ka të bëjë vetëm me qytetin e Gazës dhe pjesën veriore të enklavës palestineze.

Ndërkohë një ushtare izraelite u plagos rëndë sot në një sulm me thikë përpara një stacioni policie në Jerusalemin Lindor, pranë Damaskut dhe sulmuesi u “neutralizua”, njoftoi policia izraelite.

“Një terrorist i armatosur me thikë mbërriti në stacionin e policisë në Salem dhe goditi një punonjëse femër, forcat e policisë kufitare neutralizuan terroristin duke e qëlluar,” shtoi policia në një deklaratë.