Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi të mos tregonte, arrestohet 52 vjeçari në Maliq

Një 52 vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gazetari Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan, mbrëmjen e së dielës.

Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se 52 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjeçare, duke i thyer hundën.

Ai po ashtu e ka kërcënuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti u vu në pranga nga policia.