The historic tourist town of Daylesford is tonight in the midst of a most terrible tragedy - struggling to come to terms with the horrific accident that has claimed five lives. @reid_butler9 #9News pic.twitter.com/h5Fnj8S1Z7

— 9News Melbourne (@9NewsMelb) November 6, 2023

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/06/auto_8989898989898989898989898989898989891699257709.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Australi/ Makina 'futet' në lokal, pesë të vdekur

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplas në pjesën e jashtme të një lokali në Australi.

Sipas mediave të huaja,  përplasja e tmerrshme pa një SUV luksoz BMW që u përplas në kopshtin e mbushur me njerëz buzë rrugës të hotelit Royal Daylesford në qytetin rural të Daylesford, në veriperëndim të Melburnit.

Një djalë, dy burra rreth të 30-tave dhe një grua rreth të 40-tave vdiqën në vendngjarje, tha policia.

Një vajzë adoleshente u dërgua në një spital të Melburnit ku vdiq të dielën mbrëma.

Ndërsa dy djem, 11 muajsh dhe rreth gjashtë vjeç, u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme.

Tre të rritur mbetën në një spital të Melburnit të hënën, duke përfshirë një grua 35-vjeçare që ishte në kujdes intensiv.

Në mesin e të dërguarve në spital pas aksidentit ishte edhe drejtuesi 66-vjeçar i makinës. Ai pësoi tronditje dhe lëndime të lehta dhe mbeti nën “kujdesin” e policisë.

Hetuesit e policisë po përpiqeshin të hënën të përcaktonin se si ndodhi aksidenti ndërkohë që shoferi doli negativ për alkool.