Sot mblidhen 5 komisione parlamentare, deputetët e opozitës pritet të vazhdojnë protestën

Pesë komisione të parlamentit do të mblidhen sot njeri pas tjetrit për të shqyrtuar projektligjet të lidhura kryesisht me Buxhetin e vitit 2024, ndërkohë që deputetë e opozitës pritet të vazhdojnë protestën për të drejtat e tyre kushtetuese të mohuara.

Në orën 9:30 do të nisë i pari Komisioni për Ekonominë dhe Financat.
Në orën 11:00, Komisioni për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në 11:30, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Në 12:00, Komisioni për Politikën e Jashtmë
Në 14:00, Komisiooni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. 

Axhenda, 6 nëntor 2023: