Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë priten më 11 qershor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se në ditët në vijim do të zyrtarizojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të Qeverisë dje në Kuvend, shkruan arbresh.info.

“Dëgjuat opinionin e 20 partive politike të Kosovës; është një opinion që si president i vendit do ta respektoj. Në ditët e ardhshme si presidenti i vendit do ta caktoj datën e zgjedhjeve në mënyrë që zgjedhjet të jenë  të lira dhe demokratike”, ka thënë Thaçi.

Partitë politike në takimin e sotëm me presidentin e Kosovës Thaçi dhe me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka kanë rënë dakord që 11 qershori të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë./Arbresh.info.