Lëkundje tërmeti në Tiranë e Elbasan

Një tërmet ka rënë pak minuta më parë dhe është ndjerë në zonën e Tiranës dhe Elbasanit.

Epiqendra ka qenë 10 kilometër nga Elbasani dhe 31 nga Tirana.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre.