", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/05/auto_nhl1699173970.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Hamasi publikon pamjet e sulmeve ndaj ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës

Emmanuel Mannie Fabian, raportues i luftës për Times of Israel, ka publikuar pamjet e sulmeve të Hamasit mbi mjetet e blinduara izraelite, gjatë operacionit tokësor të IDF-së në Rripin e Gazës.

“Hamasi publikoi pamjet ku shihet sesi militantët e saj sulmojnë mjetet e blinduara të IDF-së në Rripin e Gazës”, ka shkruar Fabian përbri videos së publikuar në rrjetin social X.

Në postim gjithashtu thuhet se “IDF-ja është e vetëdijshme për një nga sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen forcat tokësore, duke u përballuar me militantët e Hamasit që dalin nga tunelet dhe lansojnë raketa në drejtim të tyre”.

“Megjithatë, vetëm në disa raste ka pasur humbje në njerëz. Ushtria beson se mjetet e blinduara mbrojnë personelin nga sulmet të tilla”, ka shkruar ndër tjera raportuesi i luftës.

Në videon që shihen mbishkrimet arabe të shkruara nga Hamasit, kryesisht shfaqen sulmet në mjetet e blinduara të IFD-së izraelite.