", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/05/auto_1699169889_para1699170323.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

VIDEO/ Izraeli nuk kursen shkollat, bombardon Universitetin Azhar në Gaza

Izraeli ka bombarduar Universitetin Al-Azhar në Gaza, sipas një video të postuar në platformën X nga zëvendësministri i Jashtëm i Palestinës, Amal Jadou. Bombardimi ndodhi të shtunën në mëngjes, sipas korrespondentit të Al Jazeera.

Ndërsa, një dron izraelit qëlloi një raketë në shtëpinë e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Gaza, e cila është jashtë enklavës.

Nuk ka informacion nëse ndonjë anëtar i familjes së tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Haniyeh ka qenë jashtë Rripit të Gazës që nga viti 2019, duke lëvizur midis Turqisë dhe Katarit.