Ka lexuar 125 libra/ 5-vjeçari shqiptar në Itali i mahnit të gjithë, vlerësohet me çmim

Ai është vetëm 5-vjeç, por në fakt i ka mahnitur të gjithë. Bëhet fjalë për Mattia Mehdihoxhën, për të cilin mediat italiane kanë publikuar një artikull, ku nënvizohet se ai lexuar deri më tani 125 libra.

5-vjeçari shqiptar është vlerësuar me çmimin “Lexuesi i vitit”.

Mësohet se vogëlushi i kishte huazuar tekstet nga biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” dhe i kishte lexuar një për një.

Mësohet se 5-vjeçari ka lexuar mesatarisht 2 libra në javë, shifër impresionuese sidomos në kohët e sotme, ku fëmijët kryesisht janë të tërhequr nga teknologjia.