'Të uroj shërim të shpejtë', Ylli Dylgjeri tallet me komentin e Taulant Ballës në foton e Zuckerberg

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg me anë të një postimi ka treguar se i është nënshtruar një operacioni për shkak të këputjes të një ligamenti.

Në foton e publikuar nga Zuckerber, ai shihet i shtrirë në një krevat spitali.

Por siç duket Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i ka 'ardhur keq' për CEO e Facebbok dhe ka komentuar në foto: Ju uroj shërim të shpejtë.

Por ky koment është ripublikuar nga Ylli Dylgjeri i cili me ironi krahas fotos shkruan:

"Korespondenca"

Mark Zuckerberg përgjigjet: E ndjej veten të nderuar që Ministri Brendshëm shqiptar gjen kohë të kujdeset edhe për mua, siç kujdeset edhe për policët!

Ndërsa analisti Enton Abilekaj me nota tallëse shkruan: Imagjino çfarë i bën Ramës kur i dhemb koka.