Bien reshjet e para të dëborës në vend, zbardhet mali i Gjallicës

Në zonat malore të rrethit të Kukësit temperaturat janë ulur dukshëm dhe kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Dëbora nisi pas reshjeve të dendura të shiut dhe reshjet kanë nisur në orët e para të së shtunës (4 nëntor).

Kështu nga pamjet e publikuara shihet Mali i Gjallicës që është dhe mali më i lartë në Kukës, 2498 metra mbi nivelin e detit, shihet duke u zbardhur nga këto reshje.