Tetë filma që do ju ndihmojnë për të kuptuar më mirë konfliktin izraelito-palestinez

“E di që mund të trokasin në derën time në çdo moment, por unë thjesht do të vazhdoj të filmoj. Më ndihmon të përballem me jetën. Dhe të mbijetoj.”

Me konfliktin izraelito-palestinez që dominon titujt kryesorë, pas nisjes së një sulmi në shkallë të gjerë nga grupet militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, po ju sjellim disa filma që nxjerrin në pah tensionin midis dy palëve dhe që synojnë të ndihmojnë audiencën të kuptojë më mirë historinë.

Një detyrë e frikshme, pasi konflikti ka zgjatur për kaq shumë kohë dhe çdo bisedë apo portretizimi kinematografik i çështjes çon pa ndryshim në polemika.

Megjithatë, siç tha dikur i ndjeri Roger Ebert, filmat janë "si një makineri që gjeneron ndjeshmëri". Pra, megjithëse besojmë se kjo listë nuk është shteruese, këta filma- përveç vlerës së tyre artistike - janë një mjet mrekullueshëm për të kuptuar këndvështrime të ndryshme dhe për të edukuar audiencën për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Paradise Now (2005)

Waltz with Bashir (2008)

Lemon Tree (2008)

5 Broken Cameras (2011)

The Gatekeepers (2012)

Foxtrot (2017)

Gaza Mon Amour (2020)

The Viewing Booth (2020)