Izraeli merr nën kontroll selinë e inteligjenës së Hamasit në Gaza, zbulohen dokumente të rëndësishme

Ushtarët e brigadës Givati ​​të Forcave izraelite të Mbrotjes (IDF) kanë marrë nën kontroll një bastion të Hamasit në Rripin verior të Gazës, duke zbuluar dokumente që mund të jenë vendimtare për lëvizjen përpara të IDF-së në luftë, sipas një deklarate të së premtes nga zëdhënësi i IDF.

Thuhet se objekti strehonte terroristët Najaba dhe është selia e inteligjencës së Hamasit me bazë në Jabaliya .

Kur ushtarët izraelite arritën të hynin, zbuluan dokumentacione të rëndësishme, të kompletuar me harta të detajuara, tabela, mjete komunikimi dhe detaje personale rreth terroristëve dhe komandantëve të Hamasit.

Përmbajtje e ngjashme u gjet në trupat e terroristëve të kapur dhe të vdekur pas sulmeve të 7 tetorit.

U zbuluan gjithashtu tabela komandimi dhe kontrolli, si dhe urdhra operacionalë për organizatën terroriste.