Kjo është banorja e parë që eliminohet nga 'BBVK'

Të premten është larguar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Brikenda rezultoi më e votuara për të dalë nga votimi, ku të nominuar ishin gjashtë persona.

Në nominim ishin edhe: Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi, Shqipe Hysenaj dhe Yll iDervishi (Buci).

Edhe pasi arriti në studio, fati nuk ishte në anën e saj, pasi ajo pati vetëm një biletë njëdrejtimëshe.