'Shkelën ligjin humanitar'/Hondurasi tërheq ambasadorin në Izrael

Ministria e Jashtme e Hondurasit deklaroi se ambasadori i vendit nga Amerika Latine po tërhiqej për shkak të asaj që e përshkroi si shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në Gaza.

Kolumbia dhe Kili gjithashtu kanë tërhequr ambasadorët e tyre në Izrael, ndërsa Bolivia ndërpreu marrëdhëniet plotësisht, në përgjigje të veprimeve të Izraelit në enklavën e rrethuar, shkruan Al Jazeera.