U konfliktua me Bledion Nallbatin, deputetit të PS-së, Vullnet Sina thirret në SPAK

Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Partia Socialiste e ka paditur deputetin demokrat Bledion Nallbati ne akuzën për “goditje për shkak të detyrës” ndaj Vullnet Sinës.

Ndërkaq deputeti socialist është thirrur këtë të premte para prokurorëve për të dhënë dëshminë e tij mbi atë çfarë ndodhi në seancën plenare të së hënës.

Por si PS ashtu dhe PD ka hartuar kallëzim penal ku padit Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës.