Evropiani i xhudos/ Fantastike Distria Krasniqi, kualifikohet në gjysmëfinale

Distria Krasniqi e ka arritur gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Tri penalizime për azeren ishin fatale, duke e kualifikuar nga gara.

Kësisoj, Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale dhe është në rrugë mjaft të mirë për t’u stolisur me medalje nga ky Evropian.