VIDEO/ Lana del nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta, kthehet në rrezik epidemie për banorët

Pas reshjeve të shiut që kanë rënë në Shqipëri por edhe në kryeqytet përmbytjet masive kanë zaptuar vendin.

Një video e siguruar nga gazetarët e SYRI TYV shihet qartë ku lumi i Lanës ka dalë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj merret me propagandë duke i shprehur gadishmërinë e tij për të ndihmuar rajonin e Toskanës pas përmbytjeve por ka harruar shtëpinë e vet ku Lana përveç që bllokon dhe paralizon kryeqytetin por është një lumë shuam i ndotur dhe rrezik epidemie për qytetarët