‘Ciaran’ mberrin në Shqipëri/ Stuhia bllokon autostraden Tiranë - Durrës

Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë aks raportohet se disa pika të saj dhe rruga dytësore janë përmbytur.

Duke marrë shkas nga situata e vështirë, është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Meteoalb, në Shqipëri ka do të bjerë deri në 95 mm shi, pasi vendi është prekur nga stuhia ‘Ciaran’.