‘Qesharake, shoqata e dhelprave të kuqe’/Manjani përplaset me Gjylametin

Juristi Ylli Manjani debatoi me deputeten socialiste Blerina Gjylameti në emisionin "Now" lidhur me reagimin e gardës dhe praninë e policisë gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Sipas tij, politika që bazohet në kallëzime penale nuk është politikë.

“Në parlamentin britanik shoqata e dhelprave të kuqe kishte hyrë dhe kishte pushtuar parlamentin dhe gëk-mëk s’bënin ata”, tha Manjani.

“U qëlluan? pyeti Gjylameti. Është normale të qëllohen kolegët? Nëse ju duket e arsyeshme që të zihen me grushte…” vijoi ajo.