Ra nga lartësia teksa punonte në një objekt, ndërron jetë në spital punëtori në Dhërmi

Punëtori 40-vjeçar i cili u raportua se ra nga një objekt në ndërtim në Dhërmi, ka humbur jetën në spital.

Sipas burimeve për mediat, viktima është shtetasi Artan Ndini, 40 vjeç i cili nuk arriti ti rezistojë plagëve të marra nga rënia nga lartësia.

Himarë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Himarë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.