Bie nga lartësia punëtori në Himarë, dërgohet në spital

Nja punëtor 40 vjeç ka rënë nga lartësia duke punuar një një objekt në ndërtim në Himarë.

Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Himarë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.