Vdes në lokal shoferi i ambulancës në Shkodër, ja nga se dyshohet

Shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vdekja i ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Shkodër/ Informacion paraprak

Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.