Gjesti i Ronaldos që po ‘çmend’ tifozët e Atletikos

Nuk mjaftoi 3 golëshi i shënuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Me gjestin e sotëm, pas golit të shënuar nga Isco, Cristiano Ronaldo është kthyer ‘zyrtarisht’ në njeriun më të urryer të tifozëve të Atletiko Madridit.

Pasi Isco shënoi shënoi golin e 2-1, Ronaldo vrapoi drejt tij për t’iu bashkuar në festë dhe u bëri shenjë të heshtnin, fansave në stadiumin e “Vicente Calderón”.

/Syri.net/