Abilekaj: Nëse në këtë seancë ndërhyri policia në Parlament, seancën tjetër të futet ushtria

Gazetari i njohur, Enton Abilekaj ka reaguar pas futjes së forcave të policisë në Parlament ditën e sotme. Gazetari është shprehur me ironi që nëse në këtë seancë është futur policia i bie që në seancën tjetër të futet ushtria.

Abilekaj e ka vazhduar më tej ironinë e tij duke theksuar se kjo situatë dot marrë fund vetëm nëse do të shpallim si armike opozitën dhe deputetët e saj.

Postimi:

U fut dhe policia ne Parlament. Seancen tjeter i bie te futet ushtria, pastaj te shpallen tradhtare deputet e opozites dhe me radhe, derisa te biem ne qetesi nga zhurma dhe trazirat qe shkakton pluralizmi