Nikolla mbyll me nxitim seancën, Berisha përshëndet mbështetësit

Lindita Nikolla e mbylli me nxitim seancën parlamentare.

Sërish ajo vazhdoi të mos kishte në vëmendje interesin e qytetarëve dhe të opozitës.

Ajo tha se ligjet u miratuan, por nuk pati asnjë debat dhe asnjë diskutim në seancë.

Ndërkohë opozita vazhdoi protestën e saj në Kuvend.

Kreu i saj, Sali Berisha, përshëndeti të gjithë mbështetësit pas mbylljes së kësaj seance.

Ai është zotuar se protesta do të vazhdojë deri në fund, me rikthimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë.