Tjetër humbje në radhët e Izraelit, shkon në 17 numri i ushtarëve të vrarë

Ushtria izraelite ka konfirmuar se një tjetër nga ushtarët e saj është vrarë në luftimet në veri të Gazës.

Kjo e çon në 17 numrin e ushtarëve të vrarë, që kur operacionet tokësore në Gaza u zgjeruan të premten e kaluar. Kujtojmë se Hamasi më 7 tetor sulmoi Izraelin dhe vrau civilë, ndërkohë që ky i fundit është kundërpërgjigjur.Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë luftën deri sa të vritet anëtari i fundit i grupit të Hamasit.