Goditet grupi që merrej me rimbursimin e TVSH/ Policia e Shtetit ekzekuton disa urdhër arreste, mes tyre një italian

Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.

Burime për Syri Tv, thonë se mes personave që ju është lëshuar urdhër arresti është edhe një italian i akuzuar për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".

Të dhëna që janë bërë me dije pas rreth një viti hetimesh.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave, ndërsa kontrollet vijojnë ende.