Partizani nuk dorëzohet kurrë, një tjetër gol në shtesë i jep fitoren ndaj Laçit

Partizani fiton sërish në minutat e fundit, për herë të katërt radhazi në kampionat.

Të kuqtë triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Laçit, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Një gol i shënuar nga Taipi në minutën e 94-t, i dha fitoren Partizanit, që tregon edhe njëherë se kjo skuadër nuk dorëzohet deri në fund.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por një episod në fund vendosi gjithçka.

Me këtë fitore, Partizani i bashkohet Egnatias në krye me 23 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e katërt me 14 pikë.