", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/01/auto_Screenshot_51698846767.jpg", "width": 900, "height": 462 } }

David Wisner takohet me ish-diplomatët, themelues të Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner është takuar me ish-diplomatët e shquar shqiptarë, të cilët kanë themeluar Këshillin e Ambasadorëve të Shqipërisë.

Në këtë takim është diskutuar gjerësisht partneriteti i SHBA-ve me Shqipërinë, ndërkohë që në fokus të bisedimeve është folur edhe për “nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ambasada e SHBA-ve ka publikuar një njoftim rreth takimit me ish-diplomatët shqiptarë, ku theksohet ndër të tjera se bashkëpunimi i bën dy vendet me të qëndrueshme, te sigurta dhe të begata.

“Ngarkuari me Punë David Wisner dhe Shefja e Zyrës Politike/Ekonomike Allison Dyess u takuan me ish-diplomatë të shquar shqiptarë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për të diskutuar rreth rëndësisë së partneritetit mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Nga NATO, te Kombet e Bashkuara, te nxitja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi ynë në çështjet ndërkombëtare i bën të dyja vendet më të qëndrueshme, të begata dhe të sigurta”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

View this post on Instagram

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)