VIDEO/ Aksident në aksin Lezhe-Laç, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhe-Laç ku për pasojë ka mbetur e lënduar një person.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i SYRI TV bëhet me dije se auto,mjeti tip ‘Ford’ me drejtuese një vazjë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidenti është dëmtuar lehtë shoferja ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të saj.