Aksident i rëndë në aksin Përrenjas-Librazhd, dyshohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd. Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti dyshohet se ka persona të lënduar, ndërkohë që shkaku i përplasjet nuk dihet ende. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.