", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/31/auto_GGGGGGGGGG1698784597.jfif", "width": 900, "height": 576 } }

Asistentja e kredituar në Parlamentin Europian: Ndonjëherë pyes veten, Rama është kryeministër i Shqipërisë apo Kirgistanit

Federica Woelk-rit, asistentes së kredituar në Parlamentin Europian nuk i ka shpëtuar gjithashtu qëndrimi i kryeministrit shqiptar i publikuar në rrjetin social Twitter, pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik, i cili tri ditë më parë tha se në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në 'Twitter' Rama shkruan sot, se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të partnerëve të BE.

Ndërsa Woelk-s shkruan se është po aq e befasuar nga qëndrimi i kryeministrit shqiptar dhe se s'mund ta besojë se ai është vërtetë kryeministër i Shqipërisë, (një shteti në Ballkan) dhe jo i shtetit të Kirgistanit, (një shtet i izoluar gjeografikisht dhe i dyti për varfëri në Azinë Qendrore).

'‘Ndonjëherë pyes veten nëse Rama është vërtet kryeministër i #Shqipërisë (në Ballkan). Nga ky postim në Twitter, më mirë do të thoja se ai është kryeministër i Kirgistanit (me gjithë respektin e duhur për këtë vend)'’ shkruan Federika Woelk-s.