FOTO/ Ndodh sërish, aksidentohet urbani në Tiranë
Urbani i linjës së ‘Tiranës së Re’ në Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme.
Siç dallohet nga fotot e raportuara në media, në incident është përfshirë një automjet dhe autobusi urban “Green Line”.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i dy palmave në zonën e Astirit.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa shtuan se mes dy mjeteve ka pasur një kontakt të lehtë.