Mali i Zi voton qeverinë e re me Kryeministër Milojko Spajiç

Podgoricë, 31 tetor - Pas javësh negociatash, parlamenti i Malit të Zi emëroi të martën një qeveri të re, një koalicion partish pro-evropiane dhe pro-serbe që pritet të udhëheqë vendin e vogël ballkanik në përpjekjen e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, njofton Reuters.

Qeveria e re, e udhëhequr nga ekonomisti Milojko Spajiç i Lëvizjes Evropa Tani, do të ketë 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Ajo do të përfshijë demokratët pro-evropianë të qendrës së djathtë, Partinë Popullore Socialiste pro-serbe dhe pesë parti të pakicës shqiptare.